Foto: ATSH

Foto: ATSH

I gjithë Ballkani Perëndimor duhet t’i bashkohet BE-së, deklaroi zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, përcjell “ATSH”.

“Ata janë tashmë vende evropiane kulturalisht, historikisht dhe ekonomikisht gjithnjë e më shumë. Çdo vend që bashkohet me BE-në po bëhet më demokratik, më i qëndrueshëm dhe më i begatë”, -tha Escobar, duke theksuar se ideja evropiane është e gjallë në rajon.

“Ajo që karakterizon tani Ballkanin Perëndimor është rritja ekonomike mbresëlënëse. Është pjesa me rritjen më të shpejtë të Evropës”, -theksoi Escobar. (Irma)