Foto: VCG

Foto: VCG

Gjermania kundërshton një ndalim të Bashkimit Evropian për naftën ruse, për momentin, dhe vazhdon të kundërshtojë pagesat në rubla për energjinë ruse, deklaroi një zëdhënës i qeverisë gjermane, raporton “Reuters”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë tha se kompanitë gjermane vazhdojnë të paguajnë në euro për dërgesat e gazit rus.

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur se do të ndërpresë furnizimin me gaz nëse blerësit e huaj nuk paguajnë në rubla, monedha vendase, ndërsa ai përpiqet të kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj bankave, kompanive, biznesmenëve dhe bashkëpunëtorëve rusë, pas konfliktit me Ukrainën. (Irma)