Banorët pritën për një autobus për në stacionin e trenit në Severodonetsk të Ukrainës Lindore, më 7 prill 2022, kur ata shpëtonin nga qyteti në rajonin Donbas./ "People Vision"

Banorët pritën për një autobus për në stacionin e trenit në Severodonetsk të Ukrainës Lindore, më 7 prill 2022, kur ata shpëtonin nga qyteti në rajonin Donbas./ "People Vision"

"Pse Shtetet e Bashkuara morën vetëm 12 refugjatë ukrainas në mars?" pyeti “Reuters” në titullin e një artikulli të martën.

Më shumë se 4 milionë veta janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje që kur Rusia nisi operacionin e posaçëm ushtarak më 24 shkurt, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, duke shkaktuar një ndër krizat më të mëdha të refugjatëve në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, raportoi “Reuters”.

Duke u përballur me kritikat dhe trysninë në rritje nga mbrojtësit e të drejtave të refugjatëve, administrata e presidentit Biden tha më 24 mars se ShBA-ja do të përdorte "të gjithë gamën e rrugëve ligjore" për të pranuar deri në 100 000 ukrainas që iknin nga lufta.

Kjo shifër është në kontrast të plotë me rolin e ShBA-së në ndezjen e flakëve në konfliktin Rusi-Ukrainë.

Për dekada të tëra, ShBA-ja, në mënyrë të përsëritur, ka zhvilluar luftëra jashtë vendit, që kanë çuar në një numër të madh refugjatësh. Megjithatë, kur bëhet fjalë për pritjen e tyre, Uashingtoni ua lë barrën të tjerëve. Gjendja e refugjatëve tregon se ShBA-ja, ndërsa e cilëson veten si të ashtuquajtur "mbrojtëse" të të drejtave të njeriut, është në të vërtetë "shkelësja" më e madhe e tyre, thonë analistët.

Fëmijët sirianë të zhvendosur u kthyen në çadrat e tyre me kuti ushqimesh të shpërndara nga një organizatë bamirëse, në një kamp për banorët e zhvendosur në periferinë e Danas në provincën Idlib, më 3 prill 2022/ AFP

Fëmijët sirianë të zhvendosur u kthyen në çadrat e tyre me kuti ushqimesh të shpërndara nga një organizatë bamirëse, në një kamp për banorët e zhvendosur në periferinë e Danas në provincën Idlib, më 3 prill 2022/ AFP

"Ne do t'i mirëpresim refugjatët ukrainas me krahë hapur nëse vijnë vërtet deri këtu," ishte një premtim i bërë nga presidenti amerikan Joe Biden e zëvendëspresidentja Kamala Harris, dhe i përsëritur nga sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. Megjithatë, ShBA-ja, “arkitektja” e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, ka pranuar jashtëzakonisht pak refugjatë.

Ndoshta që në fillim ShBA-ja donte t'ia linte Evropës në dorë krizën e refugjatëve. Jen Psaki tha më 10 mars se administrata beson që "shumica dërrmuese" e refugjatëve mund të duan të qëndrojnë në vendet fqinje ku shumë prej tyre kanë familje, miq dhe ish-punëdhënës.

Presidenti Biden e ka rritur kufirin kombëtar për pranimin e refugjatëve në 125 000 për vitin 2022, por gjashtë muaj pas vitit fiskal të qeverisë, ShBA-ja ka pranuar më pak se 9 000.

Me këtë ritëm, është e pamundur të përfytyrohet se si do të përmbushej premtimi i fundit i administratës, vihet re në një artikull të “Washington Post”-it. (Artan)

Një ushtar amerikan shënjestroi me pushkë afganë në Kabul më 16 gusht, 2021/ VCG

Një ushtar amerikan shënjestroi me pushkë afganë në Kabul më 16 gusht, 2021/ VCG