Foto:VCG

Foto:VCG

Gazeta singaporase "Zaobao" njoftoi të dielën e kaluar që, gjatë një vizite pune në ShBA kohët e fundit, kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong zhvilloi një dialog me bordin redaktorial të gazetës amerikane "The Wall Street Journal", ku ai shprehu shpresën që ShBA-ja të mos e përshkruajë konfliktin Rusi-Ukrainë si luftë mes “vendeve demokratike” e “vendeve autokratike”, të mos e izolojë Kinën për shkak të këtij konflikti dhe të mos ndërlikojë më tej marrëdhëniet tashmë të tensionuara kino-amerikane.

Ai u shpreh gjithashtu që pozicioni i Kinës për këtë konflikt nuk duhet përcaktuar sikur “Kina është duke qëndruar në anën e gabuar”.

Kreu i qeverisë së Singaporit vuri në dukje po ashtu që ShBA-ja e akuzon ashpër Kinën se nuk e zbuloi, njoftoi dhe eliminoi shpejt virusin e COVID-19, por fakti është që Kina e publikoi këtë brenda një muaji dhe vendet e tjera bënë reagimet përkatëse. Disa vende u përgjigjën shpejt, ndërsa disa të tjera, si ShBA-ja, u penduan që nuk reaguan shumë shpejt, vuri në dukje Lee Hsien Loong.