Foto: VCG

Foto: VCG

Disa veta u plagosën nga një sulm me armë në një stacion metroje në “Bruklin” të Nju-Jorkut në mëngjesin e së martës. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze Zhao Lijian vuri në dukje në një konferencë të rregullt shtypi të mërkurën se ShBA-ja është bërë një vend i vërtetë armësh. Kina shpreson sinqerisht se tragjedi të tilla nuk do të ndodhin më dhe se populli amerikan do të jetojë pa të shtëna armësh, diskriminim dhe frikë.

Ai tha se Kina gjithmonë e ka kundërshtuar dhe e ka dënuar dhunën me armë dhe shprehu ngushëllime për të plagosurit dhe familjet e tyre.

"Dhuna me armë është bërë problem i madh i të drejtave të njeriut në shoqërinë amerikane. Rastësisht, në të njëjtën ditë me incidentin, Departamenti amerikan i Shtetit publikoi ‘Raportin e të drejtave të njeriut të vendeve për vitin 2021’. Në të gjithë raportin kritikohet situata e të drejtave të njeriut e vendeve të tjera, po nuk thuhet asnjë fjalë për gjendjen e përkeqësuar të të drejtave të njeriut në ShBA," vuri në dukje zëdhënësi.

Zhao shtoi më tej se qeveria amerikane duhet të ndalojë kritikat mbi situatën e të drejtave të njeriut në vende të tjera dhe të bëjë diçka konkrete për të përmirësuar gjendjen e keqe të të drejtave të njeriut në ShBA. (Çang Çuo)