Foto:VCG

Foto:VCG

Agjencia e lajmeve "Bloomberg" njoftoi të hënën që tani në disa rajone të ShBA-së numri i infektimeve nga COVID-19 po rritet shpejt, ndërsa testimet po pakësohen. ShBA-ja ndoshta ndodhet tashmë në mesin e një vale të re të COVID-19, por njerëzit mund të mos e dinë këtë. Disa ekspertë amerikanë kanë shprehur shqetësime për këtë, duke thënë që mbase është e vështirë të ndihet shpërthimi i një vale të re të epidemisë.

Sipas këtij njoftimi, për arsye që qeveria amerikane i ka ndërprerë subvencionet për testimin e COVID-19, do të pakësohet aftësia e testimit masiv. Njerëzit po testohen gjithnjë e më shumë në shtëpi, por rezultatet e këtyre testimeve raportohen shumë rrallë, prandaj autoritetet shëndetësore kanë vështirësi të dinë shkallën e vërtetë të përhapjes së epidemisë.

Sipas ekspertëve amerikanë të shëndetit publik, me kalimin e kohës, mbrojtja e ShBA-së ndaj COVID-19 po dobësohet gjithnjë e më shumë. Eksperti i sëmundjeve ngjitëse pranë Universitetit Yale Gregg Gonsalves thotë: “Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve po i nënvlerëson dhe minimizon rastet e infektimit. Ata do t'u bien kambanave të alarmit vetëm kur të shohin rritjen e numrit të shtrimeve në spital dhe të vdekjeve, që janë tregues të vonuar.”