Qeveria ruse njoftoi se ka rritur fondin rezervë me 273.4 miliardë rubla (3.4 miliardë dollarë amerikanë), për të siguruar stabilitetin ekonomik përballë sanksioneve të jashtme.

Burimi më i madh i rritjes, ose 271.6 miliardë rubla, ishin të ardhurat shtesë të naftës dhe gazit të marra në tremujorin e parë 2022, njoftoi qeveria përmes një deklarate, citon “Xinhua”.

Fondi rezervë i Rusisë u krijua për të financuar shpenzime të paparashikuara dhe masa të rëndësishme që nuk mbulohen nga buxheti federal.