Forcat e armatosura ruse kanë shkatërruar pajisjet e mbrojtjes ajrore të furnizuara në Ukrainë nga një vend evropian, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Më 10 prill, raketat Kalibr me precizion të lartë me bazë detare shkatërruan pajisjen e një divizioni raketor antiajror S-300, i cili u furnizua në Kiev nga një vend evropian”, -tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, në një konferencë ditore.

Pajisjet e fshehura më parë në një hangar u shkatërruan në periferi të qytetit lindor të Ukrainës, Dnipro, bën të ditur “Xinhua”.

Ndërkohë, Rusia po vazhdon operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë dhe deri tani janë shkatërruar gjithsej 129 avionë dhe 99 helikopterë, 243 sisteme raketore kundërajrore, 441 mjete ajrore pa pilot, 2079 tanke dhe mjete të tjera luftarake të blinduara, 239 sisteme raketash të shumëfishta si dhe 2003 njësi mjetesh speciale ushtarake.