Çmimet për benzinën dhe naftën në Holandë, Danimarkë dhe Gjermani janë më të larta se në çdo vend tjetër evropian, sipas Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë (Destatis).

Në fillim të marsit, çmimet për karburantin standard E10 dhe naftën në Gjermani u ngjitën mbi 2 euro për litër, citon “Xinhua”.

Çmimet e karburanteve ishin edhe më të larta në Holandë dhe Danimarkë, përkatësisht 2.11 euro dhe 2.09 euro. Megjithatë, Gjermania kishte çmimet më të larta për naftën nga çdo vend evropian që nga 4 prilli, sipas “Destatis”.

Qeveria gjermane miratoi disa masa për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve të energjisë, duke përfshirë një rritje të lejes bazë pa taksa dhe lejime më të larta të kilometrazhit për udhëtarët në distanca të gjata.

Gjithashtu, taksa e energjisë për naftën dhe benzinën në Gjermani do të ulet përkohësisht. Për ta bërë transportin publik lokal më të përballueshëm, do të vihet në dispozicion një biletë speciale 90 ditore për vetëm nëntë euro në muaj. Kostot e karburantit në Evropë janë më të ulëta në Poloni.