Më 13 prill të vitit 2021 qeveria japoneze shpalli vendimin e lëshimit të ujërave të ndotura bërthamore të centralit bërthamor të Fukushimës në det. Ditët e fundit, Kompania Elektrike e Tokios shpërfilli kritikat e bashkisë ndërkombëtare dhe kundërshtimin e përbashkët të 180 mijë banorëve japonezë, duke filluar ndërtimin e tubacionit të shkarkimit të ujërave të ndotura bërthamore. Sipas medias japoneze, projekti i ndërtimit në tokë ka përfunduar dhe sipas parashikimit ujërat e ndotura bërthamore do të lëshohen zyrtarisht në det në pranverën e vitit 2023.

Në centralin bërthamor të Fukushimës ka ndodhur një aksident bërthamor i nivelit më të lartë, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG). Ujërat e ndotura bërthamore përfshijnë shumë radionuklide. Lëshimi i këtyre ujërave në det bart rreziqe të mëdha të panjohura. Bashkësia ndërkombëtare e kritikoi ashpër këtë veprim së skajmë egoist. Banorët e Japonisë e kanë kundërshtuar gjithmonë këtë vendim.

Sipas Konventës së OKB-së mbi Ligjin Detar, vendet e ndryshme kanë detyrime për mbrojtjen e mjedisit detar. Pala japoneze nuk bëri përpjekjet më të mëdha për trajtimin e ujërave të ndotura, nuk publikoi informacionet e gjithanshme përkatëse dhe nuk bëri negociata të plota me vendet fqinje e organizatat ndërkombëtare, por mori vendimin e lëshimit të ujërave të ndotura bërthamore për interesat e veta, çka është një veprim shumë i papërgjegjshëm.

Toka është shtëpia e përbashkët e njerëzimit. Për interesat e brezave të ardhshëm, pala japoneze duhet të tërheqë vendimin e gabuar të lëshimit të ujërave të ndotura bërthamore në det, e mbyll komentin CMG-ja. (Xu Guang)