Ditët e fundit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi në mënyrë të hapur se strategjia e re e Aleancës do të "marrë parasysh për herë të parë ndikimin e Kinës", dhe shpalli se "mospranimi i Kinës për të dënuar Rusinë është një sfidë serioze".

Si një bllok ushtarak transatlantik që u formua në epokën e Luftës së Ftohtë, NATO-ja u përmbahet koncepteve të vjetra si përballja mes blloqeve dhe aleancat me të njëjtat koncepte vlerash, të cilat nuk përputhen me prirjen e kohës sonë. Shumë ndërhyrje ushtarake të NATO-s kanë shkaktuar luftë dhe konflikte, duke sjellë kriza humanitare serioze dhe duke shkelur parimet e respektimit të pavarësisë dhe të sovranitetit kombëtar në bazë të Kartës së OKB-së. Përveç kësaj, ShBA-ja kontrollon të drejtat e sigurimit të Evropës nëpërmjet një mjeti të tillë si NATO-ja.

Në konfliktin Rusi-Ukrainë, NATO-ja ka luajtur një rol negativ duke nxitur armiqësinë. Jens Stoltenberg-u e lidh Kinën me konfliktin ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, duke shfaqur ambicien e NATO-së për të ndërhyrë në rajonin e Azi-Paqësorit dhe për të shënjestruar Kinën, mbi bazën e interesave gjeopolitike. Ky bllok ushtarak ka ngatërruar Evropën, por nuk duhet të shkaktojë trazira në Azi dhe në botë.(Xu Guang)