Foto: VCG

Foto: VCG

Megjithëse ka mundësi që investimet e huaja të drejtpërdrejta të mos ruajnë të njëjtin nivel si vjet, prirja afatgjatë është që kompanitë e huaja të vazhdojnë të jenë në tregun kinez, tha një zyrtar i Bankës Botërore.

Martin Raiser, drejtor i Bankës Botërore për Kinën, u shpreh në një intervistë për "Xinhua"-në se Kina mbetet një vend tërheqës për biznesin global, pavarësisht rritjes së pagave në krahasim me konkurrentët e saj.

"Kina prodhon të gjithë spektrin e mallrave: mallra që kërkojnë kualifikim të ulët, mallra që kërkojnë kualifikim të mesëm dhe gjithnjë e më shumë mallra që kërkojnë kualifikim të lartë ose me përmbajtje të teknologjisë së lartë. Me kalimin e kohës, ne presim që Kina të largohet nga segmenti i kualifikimit të ulët," theksoi ai.

Në Përditësimin më të fundit Ekonomik për Azinë Lindore dhe Paqësorin të Bankës Botërore, rritja ekonomike e Kinës në vitin 2022 parashikohet të jetë 5 për qind, dhe 4 për qind në rast të një skenari rënieje.