Foto: Visual People

Foto: Visual People

Presidenti aktual francez Emmanuel Macron dhe kandidatja e krahut të djathtë Marine Le Pen janë dy udhëheqësit kryesorë të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze të vitit 2022, me përkatësisht 28.6 për qind dhe 23.7 për qind të votave, sipas në një exit poll-i paraprak të kryer të dielën nga “Elabe”, të publikuar nga televizioni francez “BFMTV”, njofton “Xinhua”.

Duke folur me mbështetësit e saj, Le Pen u bëri thirrje të gjithë atyre që nuk votuan për Macron t'i bashkohen tubimit të saj.

"Unë do të siguroj pavarësinë kombëtare, do të kontrolloj emigracionin dhe do të rivendos sigurinë për të gjithë", -tha Le Pen.

Duke hyrë për herë të dytë në balotazhin presidencial pas vitit 2017, Le Pen tha se ambicia e saj është të bashkojë francezët dhe ta bëjë Francën një vend që rilidhet me madhështinë.

Macron dhe Le Pen do të konkurrojnë në balotazhin presidencial të planifikuar për 24 prill.