Foto:Visual People

Foto:Visual People

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkroi në “Twitter” se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz, me të cilin diskutoi mbi mbrojtjen dhe mbështetjen financiare për Ukrainën, njofton “Xinhua”.

Në bisedimet e tyre, liderët biseduan edhe mbi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

Rusia dhe Ukraina kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh paqeje për të kërkuar një zgjidhje politike për konfliktin aktual.