Banka Botërore

Banka Botërore (Foto: VCG)

Banka Botërore parashikon që gjatë këtij viti ekonomia e Ukrainës pritet të tkurret me 45.1 për qind këtë vit, ndërsa ajo ruse me 11.2 për qind, njofton “Xinhua”.

Konflikti Rusi-Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë po godasin ekonomitë anembanë globit, me tregjet në zhvillim dhe vendet në zhvillim në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore që pritet të mbajnë peshën kryesore, sipas Përditësimit Ekonomik për rajonin, të publikuar nga Banka Botërore.

Ekonomia në tregjet në zhvillim dhe vendet në zhvillim të rajonit tani parashikohet të tkurret me 4.1 për qind këtë vit, krahasuar me parashikimin e para konfliktit për një rritje prej 3 për qind, pasi goditjet ekonomike nga konflikti komplikojnë ndikimet e vazhdueshme të pandemisë, tregoi raporti, duke vënë në dukje se tkurrja është dy herë më e madhe se ajo e shkaktuar nga Covid në vitin 2020.

Ekonomia e Ukrainës pritet të tkurret me rreth 45.1 për qind këtë vit, megjithëse madhësia e tkurrjes do të varet nga kohëzgjatja dhe intensiteti i konfliktit, vuri në dukje raporti.

Dokumenti bëri të ditur se, e goditur nga sanksione të paprecedentë, ekonomia ruse tashmë është zhytur në një recesion të thellë, me prodhimin e parashikuar të tkurret me 11.2 për qind gjatë këtij viti.

Përveç Rusisë dhe Ukrainës, Bjellorusia, Kirgistani, Moldavia dhe Taxhikistani parashikohet të bien në recesion këtë vit, ndërkohë që parashikimet e rritjes janë ulur në të gjitha ekonomitë për shkak të konfliktit, rritjes më të dobët se sa pritej në zonën e euros dhe goditjet e mallrave, tregtisë dhe financimit, vuri në dukje raporti.

“Kriza e Ukrainës dhe pandemia kanë treguar edhe një herë se krizat mund të shkaktojnë dëme të gjera ekonomike dhe të pengojnë vite të të ardhurave për frymë dhe përfitimeve të zhvillimit”, -tha Asli Demirguc-Kunt, kryeekonomiste e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.