Pas Luftës së Dytë Botërore, ShBA-ja veproi në mënyrë të shfrenuar në mbarë botën, duke lënë kudo pas plagë të luftës dhe urrejtjes. Qoftë në frontin biologjik, ashtu edhe në atë ideologjik, ShBA-ja është "helmuesja" më e madhe.

Sfati po punon në një biolaborator në Institutin e Kërkimit Mjekësor mbi Sëmundjet Ngjitëse në Fort Detrick, më 26 shtator 2002/ AFP

Sfati po punon në një biolaborator në Institutin e Kërkimit Mjekësor mbi Sëmundjet Ngjitëse në Fort Detrick, më 26 shtator 2002/ AFP

Biolaboratorët e mistershëm

Që kur shpërtheu konflikti ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, laboratorët biologjikë në Ukrainë që financohen nga ShBA-ja, kanë tërhequr vëmendjen globale.

Ushtria ruse tha se kishte kapur dokumente që konfirmonin se Ukraina kishte ngritur një rrjet prej të paktën 30 laboratorësh biologjikë që organizojnë eksperimente biologjike jashtëzakonisht të rrezikshme, të cilat synojnë të rrisin forcën patogjene të murtajës, antraksit, tularemisë, kolerës dhe sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse me ndihmën e biologjisë sintetike. Kjo veprimtari financohet dhe mbikëqyret drejtpërdrejt nga Agjencia për Pakësimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes e ShBA-së në interes të Qendrës Kombëtare për Zbulimin Mjekësor të Pentagonit, sipas një deklarate të përfaqësuesit të përhershëm rus në OKB Vassily Nebenzia.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se kishte mësuar hollësi lidhur me një projekt të zbatuar në laboratorët në Kiev, Kharkov dhe Odesë, i cili studionte mundësitë e përhapjes së infeksioneve veçanërisht të rrezikshme nëpërmjet zogjve shtegtarë, duke përfshirë gripin H5N1 shumë patogjen (vdekjeprurës për njerëzit në 50 % të rasteve) dhe sëmundjen e Njukasëllit.

Në disa projekte të tjera, lakuriqët e natës vlerësoheshin si bartës për agjentët e mundshëm të armëve biologjike. Ndër përparësitë e identifikuara janë studimi i patogjenëve bakterialë dhe viralë që mund të kalojnë nga lakuriqët e natës te njerëzit: patogjenët e murtajës, leptospirozës, brucelozës, si dhe të sëmundjeve të koronaviruseve dhe filoviruseve.

Biolaboratorët në Ukrainë janë vetëm një pjesë e vogël e 336 laboratorëve biologjikë që thuhet se ShBA-ja financon në 30 vende anembanë botës.

Një tank i ushtrisë amerikane duke hyrë thellë në territorin irakian më 23 mars 2003, kur forcat amerikane pushtuan Irakun. Foto: VCG

Një tank i ushtrisë amerikane duke hyrë thellë në territorin irakian më 23 mars 2003, kur forcat amerikane pushtuan Irakun. /Foto: VCG

Krijimi i trazirave dhe ndarjeve

ShBA-ja krenohet se është "qyteti mbi kodër" dhe "fanari i demokracisë". Megjithatë, historia amerikane është plot me luftëra dhe vrasje. Gjatë historisë së saj mbi 240-vjeçare, ShBA-ja vetëm 16 vjet nuk ka qenë në luftë.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ShBA-ja u bë vendi më i fuqishëm në botë, megjithatë lufta u bë një mjet i rëndësishëm i saj për të ruajtur hegjemoninë.

Të dhënat tregojnë se nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 2001, ShBA-ja filloi 201 nga 248 konfliktet e armatosura në mbarë botën në 153 vende, që përbënin mbi 80 për qind të numrit të përgjithëm të konflikteve.

Lufta Koreane (1950-53), për shembull, çoi në vdekjen e më shumë se 3 milion civilëve e krijoi afërsisht tre milionë refugjatë, dhe pothuajse të gjitha qytetet kryesore në Gadishullin Korean u shndërruan në gërmadha.

Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, ShBA-ja fillimisht pushtoi Afganistanin në emër të luftën kundër "Al Kaedës" e talebanëve, dhe më pas nisi një luftë në Irak me akuza të trilluara.

Me kalimin e viteve, Uashingtoni nxiti "Pranverën Arabe", duke ndezur luftëra civile në Libi dhe Siri.

Që nga viti 2001, luftërat dhe operacionet ushtarake amerikane kanë marrë më shumë se 800 000 jetë dhe kanë zhvendosur dhjetëra miliona njerëz.

Protestuesit libianë duke u mbledhur në Bengazi më 11 mars 2011, ndërsa Pranvera Arabe u përhap në Libi. ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca ndërhynë në Libi me një fushatë bombardimi më 19 mars 2021. Foto: AFP

Protestuesit libianë duke u mbledhur në Bengazi më 11 mars 2011, ndërsa Pranvera Arabe u përhap në Libi. ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca ndërhynë në Libi me një fushatë bombardimi më 19 mars 2021. /Foto: AFP

Eksportimi i "demokracisë"

Në periudhën e viteve 1947 deri 1989, ShBA-ja kreu 64 operacione të fshehta dhe gjashtë të hapura për rrëzime nga pushteti, ka shkruar Lindsey O'Rourke, studiuese e shkencave politike në Kolegjin e Bostonit, në librin e saj "Ndryshimi i fshehtë i regjimit: Lufta e Ftohtë sekrete e Amerikës". Kosta-Rika, Guatemala, Ekuadori, Bolivia, Salvadori, Grenada, Hondurasi, Panamaja, Haiti, Venezuela... ndër vendet fqinje të Amerikës Latine, janë të pakta ato që nuk janë përballur me ndërhyrjen amerikane.

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ShBA-ja u bë më e paskrupullt në ndërhyrjet e saj, duke "eksportuar" shpesh "revolucione me ngjyra".

Një hetim i Kongresit amerikan në vitin 1976 zbuloi se gati 50 për qind e 700 granteve në fushën e veprimtarive ndërkombëtare nga fondacionet kryesore janë financuar nga CIA, përmend Frances Stonor Saunders në librin "Kush i paguan shpenzimet? CIA dhe Lufta e Ftohtë kulturore".

Këto fondacione mbështesin elitat dhe studentët nga vendet e tjera për të studiuar në ShBA dhe përzgjedhin e përkrahin "udhëheqësit e opinionit" që u shërbejnë interesave amerikanë.

ShBA-ja gjithashtu e ka lidhur prej kohësh ndihmën ekonomike me "revolucionin demokratik" dhe ka ushtruar trysni mbi disa vende në zhvillim nëpërmjet institucioneve të saj financiare ndërkombëtare.