Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg(Foto: VisuaL People)

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Aleanca po planifikon një prani të përhershme ushtarake në kufirin e saj, në një përpjekje për të luftuar agresionin e ardhshëm rus, raporton “BBC”.

Në një intervistë për “The Sunday Telegraph” ai tha se NATO është në mes të një transformimi shumë themelor, që do të pasqyrojë pasojat afatgjata të konfliktit Rusi-Ukrainë.

Stoltenberg tha se fokusi i tij është të sigurojë që aleatët e NATO-s të përmbushin kërkesën minimale të aleancës prej 2% shpenzime si pjesë e PBB-së së tyre.