Kyriakos Mitsotakis(Foto: Visual People)

Kyriakos Mitsotakis(Foto: Visual People)

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, inauguroi një park të ri diellor, njofton “Scan TV”. Ai është sistemi më i madh me panele të dyanshme, ose dyfaqëshe, në Europë. Mitsotakis premtoi të përshpejtojë lejet për projektet e energjisë së rinovueshme, ndërsa vendi kërkon të heqë dorë nga karburantet fosile ndotëse dhe të kushtueshme të importuara.

Greqia synon të dyfishojë kapacitetin e saj të instaluar nga burimet e rinovueshme në rreth 19 gigavat deri në vitin 2030.

Parku diellor 204 megavat në qytetin verior grek të Kozanit u ndërtua nga rafineria më e madhe e naftës në Greqi, “Hellenic Petroleum”, një nga kompanitë më të mëdha të naftës në Ballkan, që pretendon se po kalon një transformim në energji të pastër.

Ajo ka instaluar parkun më të madh diellor në Greqi dhe gjithashtu lë të kuptohet se mund të shtojë edhe ruajtjen e baterive.

Parku do të furnizojë me energji elektrike 75.000 familje dhe do të lidhet me rrjetin elektrik të vendit në javët e ardhshme.

Greqia arriti objektivin e saj për vitin 2020 duke përdorur burimet e rinovueshme për 21.7% të konsumit të saj të energjisë, sipas Zyrës evropiane të Statistikave, dhe synon ta rrisë shifrën në 35% deri në vitin 2030.