Foto: VCG

Foto: VCG

Afganistani ka marrë një grup të ri prej 32 milionë dollarësh ndihma humanitare në para, njoftoi banka qendrore e vendit, citon “Xinhua”.

“Da Afghanistan Bank” (DAB) bëri të ditur se 32 milionë dollarë amerikanë në para të gatshme mbërritën në kryeqytetin Kabul të shtunën, si pjesë e një serie ndihme humanitare në para për vendin aziatik, dhe ato u transferuan në Bankën Ndërkombëtare të Afganistanit.

Duke falënderuar komunitetin ndërkombëtar për dhënien e ndihmës, banka njoftoi se ndihma humanitare përmes sektorit bankar krijon transparencë dhe lehtëson dërgimin e ndihmave për njerëzit.

Këtë javë, banka qendrore afgane mori dy grupe prej 32 milionë dollarësh në ndihmë humanitare në para, të mërkurën dhe të enjten.