Foto: VCG

Foto: VCG

Komisioni Evropian i ka dhënë dritën jeshile planit të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë së Bullgarisë brenda “NextGenerationEU”, instrumenti historik i rimëkëmbjes së bllokut gjatë periudhës 2021-2026, përcjell “Xinhua”.

"Miratimi është një moment historik i rëndësishëm drejt disbursimit prej 6.3 miliardë eurosh gjatë viteve të ardhshme", -deklaroi presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

Plani kombinon investimin për tranzicionin e gjelbër dhe digjital me reformat e sfidave strukturore, tha von der Leyen, në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin bullgar Kiril Petkov.

"Ky plan i jep vërtet Bullgarisë një mundësi për të transformuar veten", -tha kryeministri Petkov. Sipas tij, plani mbulon çështje të tilla si sigurimi i sigurisë energjetike të vendit, reformimi i shtetit ligjor dhe investimi në transportin hekurudhor, arsimin, inovacionin dhe transformimin ekonomik. (Irma)