Foto:VCG

Foto:VCG

Një raport i fundit i publikuar këtë javë nga Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqata e Spitaleve të Fëmijëve e ShBA-së tregon se më shumë se 12.84 milionë fëmijë në ShBA janë infektuar me koronavirusin e ri.

Akademia Amerikane e Pediatrisë u shpreh se tani ka nevojë urgjente për të mbledhur më shumë të dhëna epidemike në të gjitha grupmoshat, për të vlerësuar nivelin e sëmundjes të shkaktuar nga variantet e reja të koronavirusit të ri dhe ndikimin e mundshëm afatgjatë mbi shëndetin e fëmijëve. Një gjë e tillë është e nevojshme jo vetëm për të ditur ndikimin e drejtpërdrejtë të epidemisë mbi shëndetin e fëmijëve, por edhe për të studiuar dhe për të përballuar ndikimin afatgjatë të epidemisë mbi shëndetin fizik të fëmijëve e të rinjve dhe veprimtaritë shoqërore të tyre.