Foto: VCG

Foto: VCG

Të gjitha shtetet e SHBA-së eksportuan mallra dhe shërbime në Kinë, duke mundësuar mbështetjen e 858.000 vendeve të punës për amerikanët, bëhet e ditur në një raport të Këshillit të Biznesit SHBA-Kinë (USCBC), citon “Xinhua”.

Sipas raportit, eksportet e mallrave të SHBA-së në Kinë vitin e kaluar u rritën me 21 për qind në një nivel rekord prej 149 miliardë dollarësh.

Rritja në eksportet e mallrave ishte një lajm i mirë, sidomos për zonat rurale, ku blerësit kinezë grumbulluan sojë, misër, mish derri dhe mallra të tjera bujqësore.

Sektorë të tjerë panë rritje të konsiderueshme të eksporteve vitin e kaluar, përfshijnë naftën dhe gazin, gjysmëpërçuesit dhe medikamentet, njoftoi grupi tregtar, i cili përfaqëson 260 kompani duke përfshirë disa nga markat më ikonë amerikane.

Megjithatë, sasia e shërbimeve amerikane të blera nga klientët kinezë u ul me 33 për qind në vitin 2020, tregoi raporti, duke vënë në dukje se të dhënat e eksportit të shërbimeve tregojnë se sa shkatërruese ka qenë pandemia për sektorë të ndryshëm. (Irma)