Foto: Visual People

Foto: Visual People

Rusia ka marrë një vendim për përfundimin e parakohshëm të anëtarësimit të saj në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, njoftoi Ministria e Jashtme ruse, citon “Xinhua”.

“Pala ruse e konsideron rezolutën e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 7 prill në Nju Jork, për pezullimin e anëtarësimit të Federatës Ruse në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, si një hap të paligjshëm dhe të motivuar politikisht për të ndëshkuar në mënyrë sfiduese një shtet anëtar sovran të OKB-së, që ndjek një politikë të brendshme dhe të jashtme të pavarur”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Duke e shpallur veten si standard në fushën e të drejtave të njeriut, këto shtete janë të përfshira drejtpërdrejt në shkelje të rënda dhe masive të të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftimin e kryediplomacisë ruse, ku theksohet se vendi do të vazhdojë të kontribuojë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. (Irma)