Foto: Visual People

Foto: Visual People

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, gjatë një vizite në Bullgari, nuk u prononcua nëse Brukseli po i bën presion Sofjes zyrtare për dritën jeshile të procesit integrues të Maqedonisë së Veriut.

“Alsat.mk” shkruan se von der Leyen i kujtoi kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, se Këshilli i Evropës i ka premtuar Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë fillimin e negociatave të integrimit me BE-në.

“Premtimet bazë për partnerët tanë, janë shumë të rëndësishme. Unë mbështetem te Bullgaria, se ju do ta menaxhoni procesin me shumë mjeshtëri, dhe jeni në gjendje ta bëni këtë”, -tha von der Leyen. (Irma)