Foto: VCG

Foto: VCG

Varianti Omicron BA.2 i koronavirusit ka zëvendësuar përfundimisht Omicron 1 dhe tani është përgjegjës për mbi 90% të infeksioneve Covid në mbarë botën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se në javën e fundit të marsit Omicron 2 ishte i pranishëm në 93.6% të mostrave të depozituara në “Gisaid”, baza e të dhënave të sekuencave gjenetike të virusit. BA.1.1 u evidentua në 4.8% të testeve dhe Omicron 1 tani përbën vetëm 0.94%, bën të ditur “Tgcom”.

Sipas OBSH-së, për variantin e ri Xe, vlerësimet e hershme sugjerojnë se ka një avantazh prej 10% në transmetueshmëri ndaj BA.2, por zbulimi kërkon konfirmim të mëtejshëm. Nga ana tjetër, nuk ka humbje të efikasitetit për trajtimet në krahasim me Omicron 1 ose për testet diagnostike, si ato molekulare dhe ato të shpejta. Situata e varianteve të reja që rezultojnë nga rikombinimi, si Xe, nga të cilat rreth 600 sekuenca ishin depozituar deri më 29 mars, mbetet ende në studim.(Irma)