Foto: VCG

Foto: VCG

Hungaria mori një ngarkesë me karburant bërthamor nga Rusia për centralin e saj bërthamor, pasi konflikti me Ukrainën e bëri të pamundur dërgimin me hekurudhë, njoftoi ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto, citon “Xinhua”.

"Ne ishim në gjendje të transportonim karburantin bërthamor në Hungari përmes hapësirës ajrore të Bjellorusisë, Polonisë dhe Sllovakisë. Tashmë ka përfunduar transporti i parë i tillë”, -tha Szijjarto, në një videomesazh të postuar në faqen e tij në “Facebook”.

Sipas tij, qeveria hungareze ka një detyrim të garantojë sigurinë e qytetarëve, duke përfshirë sigurinë energjetike dhe energjia bërthamore është një tjetër element kyç i sigurisë së energjisë.

"Mënyra alternative e transportit për karburantin bërthamor është nga ajri, gjë që sigurisht kërkon standarde dhe përgatitje të jashtëzakonshme sigurie", -shpjegoi kryediplomati hungarez.

Katër njësitë e termocentralit Paks në Hungarinë qendrore funksionojnë me një kapacitet prej 2000 megavat, duke siguruar 49.6 për qind të energjisë elektrike hungareze. Me këtë dërgesë, funksionimi i termocentralit zgjidhet për një periudhë të gjatë dhe sipas ministrit mund të garantohet siguria e furnizimit me energji edhe në periudhën e ardhshme. (Irma)