Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit janë pajtuar që të nisin hartimin e një traktati dypalësh të paqes dhe të formojnë një komision të përbashkët për demarkimin e kufirit. Këto zotime ata i bën gjatë bisedimeve që u ndërmjetësuan nga presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, bën të ditur “Radio Evropa e Lirë”.

“Të gjithë së bashku kemi vendosur për të nisur një proces konkret, për t’u përgatitur për një traktat të mundshëm paqeje dhe për të adresuar të gjitha elementet e nevojshme të një marrëveshjeje të tillë”, -deklaroi Michel pas takimit me kryeministrin armen, Nikol Pashinian dhe presidentin azerbajxhanas, Ilham Aliyv.

Përmes një deklarate, Michel bëri të ditur se Aliyev dhe Pashinian u zotuan që të lëvizin shpejt drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që ka për synim të zgjidhë konfliktin në rajonin Nagorno Karabak. Sipas deklaratës, ministrat e Jashtëm të dy vendeve u udhëzuan të punojnë për përgatitjen e marrëveshjes. (Irma)