Task forca Covid-19 e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) arriti në përfundimin se është shumë herët për të konsideruar përdorimin e një doze të katërt të vaksinave mRna të koronavirusit në popullatën e përgjithshme. Megjithatë, të dyja agjencitë ranë dakord që një dozë e katërt (ose një përforcues i dytë) mund t'u jepet të rriturve të moshës 80 vjeç e lart, shkruan “Ansa”.

Sipas agjencive evropiane, nuk ka asnjë provë të qartë në BE që mbrojtja e vaksinave kundër sëmundjeve të rënda po zvogëlohet ndjeshëm te të rriturit me sistem imunitar normal midis moshës 60 dhe 79 vjeç dhe për këtë arsye nuk ka asnjë provë të qartë për të mbështetur përdorimin e menjëhershëm të një doze të katërt. (Irma)