Gjendja e pacientit të parë të Indisë që thuhet se ishte i infektuar me variantin Omicron XE të koronavirusit nuk është serioze, bëhet e ditur në një raport, duke cituar deklaratën e një zyrtari lokal shëndetësor, njofton “Xinhua”.

Sipas raportit, pacientja femër mbërriti në Mumbai nga Afrika e Jugut më 10 shkurt. Sipas zyrtarit, 228 nga 230 mostrat nga Mumbai janë të variantit Omicron, njëra është gjetur të jetë e variantit Kappa dhe tjetra një variant Omicron XE.

“Gjendja e pacientëve të infektuar me variantet e reja të virusit nuk ishte serioze. Varianti XE duket se është 10 për qind më i transmetueshëm se nënvarianti BA.2 i Omicron. Deri më tani, BA.2 konsiderohej të ishte më ngjitësi nga të gjitha variantet e COVID-19”, -tha zyrtari. (Irma)