Bashkimi Evropian ka krijuar një rezervë prej 540 milionë eurosh për t'u përgatitur kundër emergjencave të mundshme kimike, biologjike dhe bërthamore, transmeton “Anadolu Agency”.

Në njoftimin e Komisionit Evropian thuhet se rezervat do të përfshijnë barna, pajisje dhe vaksina për të trajtuar njerëzit e ekspozuar ndaj situatave të tilla të jashtëzakonshme.

Gjithashtu, sipas nevojës, do të angazhohen personeli dhe pajisjet për dekontaminimin e njerëzve, infrastrukturës, ndërtesave, automjeteve ose pajisjeve kritike të ekspozuara ndaj këtyre substancave.

Si pjesë e këtij vendimi, si hap të parë, BE-ja dërgoi rreth 3 milionë tableta jodur kaliumi në Ukrainë.

Kërkesa për tableta jodi është rritur në Evropë për shkak të shqetësimeve për konfliktin ruso-ukrainase dhe konfliktin pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit. (Irma)