Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky udhëzoi qeverinë që të zyrtarizojë ndërprerjen e tregtisë me Rusinë, njoftoi përmes një deklarate shërbimi i shtypit presidencial ukrainas, citon “Xinhua”.

Në fakt, operacionet e importit dhe eksportit midis Ukrainës dhe Rusisë janë ndërprerë plotësisht që nga fillimi i konfliktit, thuhet në deklaratë.

Sipas Shërbimit Fiskal të Ukrainës, vendi pa një rritje prej 38.7 për qind nga viti në vit në tregtinë me Rusinë në vitin 2021 me një vlerë prej 10.09 miliardë dollarë amerikanë.

Eksportet u rritën me 26.5 për qind në 3.44 miliardë dollarë, ndërsa importet u rritën me 45.9 për qind në 6.65 miliardë dollarë. (Irma)