Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë do të vazhdojnë, pavarësisht atyre që i cilësoi si mizori të kryera nga ushtria ruse, njoftoi agjencia e lajmeve “Ukrinform”, citon “Xinhua”.

"Në çdo rast, duhet të gjejmë mundësi, qoftë edhe të vogla, për procesin e negociatave. Pa këtë, mendoj se është e vështirë t'i jepet fund konflikti", citohet të ketë thënë Zelensky në një intervistë për kanalin televiziv turk “Haberturk”. Zelensky theksoi rëndësinë e misionit ndërmjetësues në bisedime të vendeve të tjera, përfshirë Turqinë.

Së fundi në media është raportuar se të paktën 280 persona, përfshirë fëmijë, u gjetën të vdekur në Bucha, rreth 28 km në veriperëndim të Kievit, pasi ushtria ukrainase rimori kontrollin e qytetit.

Ministria ruse e Mbrojtjes hodhi poshtë të dielën akuzat e Ukrainës për vrasjen e pretenduar të civilëve në Bucha, në rajonin e Kievit.

"Të gjitha fotografitë dhe materialet video të publikuara nga regjimi ukrainas, që supozohet se evidentojnë një lloj "krimi" të kryer nga personeli ushtarak rus në qytetin e Bucha, janë një tjetër provokim", -njoftoi ministria në një deklaratë. (Irma)