Foto nga VCG

Pagesat me rubla do të përdoren më shumë në tregtinë e jashtme të Rusisë, tha të dielën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, njoftoi “Xinhua”.

“Është ende një sistem prototip i pagesave, por kam besim se do të përhapet edhe në grupe të reja mallrash dhe do të luajë një rol më të madh në tregtinë tonë të jashtme”, -tha Peskov në një intervistë për kanal televiziv “Rusia 1”.

Kur foli për pagesat në rubla për gazin rus, Peskov tha se blerësit do të paguajnë në njësi të treguara në marrëveshje, por pagesa përfundimtare do t'i dorëzohet në rubla shitësit, gjigantit rus të industrisë së gazit “Gazprom”, duke blerë rubla ruse me euro ose dollarë amerikanë.

Sipas tij, pagesa me rubla për gazin rus do të thotë të garantohet siguria e tregtisë së Rusisë.