Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shpalli fitoren bindëse në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, duke siguruar një mandat tjetër pesëvjeçar, njofton “Xinhua”.

Sipas rezultateve paraprake të Partisë Progresive Serbe (SNS), të zbuluara nga Vuçiç, ai fitoi midis 59 dhe 61 për qind në zgjedhje, ndërsa koalicioni SNS në pushtet fitoi rreth 44 për qind të zgjedhjeve parlamentare.

“Besoj se po përballemi me sfida të shumta, por se gjëja më e rëndësishme për Serbinë është të ketë marrëdhënie të mira në rajon, të vazhdojë në rrugën evropiane, por mos të humbasë miqësitë tradicionale”, -tha Vuçiç në një fjalim në selinë e partisë së tij.

Vuçiç falënderoi partnerët e tij të koalicionit nga qeveria e mëparshme, duke përfshirë Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe Aleancën e Hungarezëve të Vojvodinës (SVM), duke njoftuar mundësinë e partneritetit të mëtejshëm.

Ai tha se rezultatet e tij janë bazuar në votat e numëruara nga 85 për qind e vendvotimeve.

Rreth 6.5 milionë votues të regjistruar votuan të dielën për të zgjedhur midis tetë kandidatëve presidencialë dhe 19 partive apo koalicioneve për parlamentin.