Kancelari Olaf Scholz deklaroi se Gjermania dhe aleatët e saj do të vendosin gjatë javës për masat e mëtejshme për të sanksionuar Rusinë, njofton “Xinhua”.

Po ashtu edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, bëri thirrje për sanksione të forta kundër Rusisë.

Gjatë një interviste televizive, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, vuri në dukje se Bashkimi Evropian duhet të prononcohet në lidhje me furnizimet me gaz nga Rusia.