Vijon konflikti Rusi-Ukrainë, ndërsa palët po mbajnë një raund të ri bisedimesh për paqen përmes videos për të diskutuar projekt-marrëveshjet mes vendeve, njofton “Xinhua”.

“Ushtria ruse goditi një fabrikë të përpunimit të naftës dhe një depo karburanti në portin jugor të Ukrainës në Detin e Zi, Odesa, deklaroi Maksym Marchenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Odesa në një videomesazh të postuar në kanalin zyrtar “Telegram” të Këshillit të Qytetit të Odesës.

Nuk pati viktima në sulmin ajror, tha Marchenko, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Më herët të dielën, zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha gjatë një konference se Forcat e Armatosura Ruse kanë shkatërruar një rafineri nafte dhe tre depo për karburant dhe lubrifikantë pranë Odesës, me raketa me precizion të lartë me bazë detare dhe ajrore.