Foto: Visua; People

Foto: Visua; People

Kriza klimaterike është kërcënimi më i madh shëndetësor për njerëzimin. Mesazhi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilës ndotja e ajrit vret 13 persona çdo minutë nga kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, raporton “A2”.

Sipas OBSH-së, çdo vit, në mbarë botën, ka mbi 13 milionë vdekje për shkaqe mjedisore që mund të shmangen.

Nëntë nga dhjetë njerëz, kujton OBSH, thithin ajër të ndotur, 3.6 miliardë njerëz në botë s’kanë objekte të sigurta sanitare, ndërsa 2 miliardë s’kanë ujë të pijshëm të sigurt për shkak të ndotjes.

Sipas OBSH-së, faktorëve të rrezikut mjedisor të modifikueshëm iu shtohen edhe 2.6 milionë vdekje çdo vit nga sëmundjet kardiovaskulare, 1.5 milionë nga infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, 1.4 milionë nga kanceri.

Rreth 40% e vdekjeve nga malaria dhe rreth 94% e atyre nga sëmundjet diarreike, dy nga 3 vrasësit kryesorë në botë, të cilat sipas OBSH-së mund të parandalohen me një politikë të duhur mjedisore.