Foto; Visual People

Foto; Visual People

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, deklaroi se do të drejtojë një mision ndihme dhe mbështetjeje në termocentralin bërthamor të Çernobilit të Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur për të ndihmuar në garantimin e sigurisë së objektit, citon “Xinhua”.

Ai tha se është rënë dakord me secilën palë për punën që do të bëjë agjencia.

Grossi tha se ky është një hap në rrugën e duhur dhe se do të jenë tek objekti sa më shpejt.

Centrali i Çernobilit, rreth 110 km në veri të Kievit, pësoi një nga aksidentet më të rënda bërthamore në historinë e njerëzimit, më 26 prill 1986.