Foto: VCG

Foto: VCG

Ukraina ka rifituar kontrollin e të gjithë rajonit të Kievit, njoftoi të shtunën përmes “Facebook”-ut zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, bën të ditur “Xinhua”.

“Ukraina ka rimarrë Irpin, Bucha, Gostomel dhe të gjithë rajonin e Kievit”, -tha Maliar.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi për sulme të vazhdueshme në Ukrainë, duke theksuar se intensiteti është ulur.