Foto: VCG

Foto: VCG

Draft-marrëveshjet që u diskutuan gjatë takimit në Stamboll këtë javë janë tashmë gati për diskutim nga presidentët e Ukrainës dhe Rusisë, deklaroi kreu i delegacionit ukrainas David Arakhamia, njofton “Xinhua”.

“Detyra jonë është të përgatisim fazën përfundimtare jo të vetë dokumentit, por të atyre çështjeve që kemi prekur dhe të përgatisim takimin e ardhshëm të presidentëve”, -tha ai.

Rusia dhe Ukraina zhvilluan raundin e radhës së bisedimeve të paqes ballë për ballë në Turqi të martën.