VCG

VCG

Një vit me inflacion pritet të rrisë shpenzimet mesatare të familjeve amerikane me 5 200 dollarë krahasuar me vjet, thanë disa ditë më parë ekonomistët e “Bloomberg”-ut, Andrew Husby dhe Anna Wong. Kjo do të thotë 433 dollarë shtesë në muaj për të njëjtat mallra dhe shërbime në krahasim me vitin e kaluar.

Ekspertët theksuan që, ndërsa rritja e pagave dhe kursimet në fillim të pandemisë mund të mbronin pjesërisht nga inflacioni në një periudhë afatshkurtër, ato ishin të kufizuara nga perspektiva afatgjatë. Me fjalë të tjera, kur njerëzve u mbarojnë kursimet e mbledhura, ata duhet të kthehen në punë dhe punëdhënësve nuk do t’u duhet të paguajnë aq shumë për t'i joshur ata të kthehen.(Zhan Dian/Artan)