VCG

VCG

Gazeta amerikane "Workers World" botoi një artikull të mërkurën me titullin "Standardi i dyfishtë racist ndaj imigrantëve", duke kritikuar qasjen hipokrite raciste të Uashingtonit ndaj imigrantëve dhe duke u kujtuar njerëzve se ata nuk duhet t'i nënshtrohen asnjë gjesti të rremë "humanitar" nga imperializmi.

Në artikull theksohet që gjatë pjesëmarrjes në një takim të NATO-s më 25 mars, ShBA-ja njoftoi se do të pranonte 100 mijë refugjatë ukrainas, në kontrast të plotë me refuzimin e qeverisë amerikane për të pranuar refugjatë nga Amerika Latine, Azia dhe Afrika. Administrata e tanishme amerikane ka dëbuar më shumë se 20 mijë haitianë, shumë prej të cilëve kishin jetuar në ShBA-në për shumë vjet. Që kur administrata e fundit e ShBA-së miratoi kufizime për imigracionin, të njohur si "Neni 42", 1.7 milionë veta nga rajone të tjera të Amerikës Latine janë dëbuar. Për më tepër, “Neni 42” u përdor për të dëbuar një numër jopërpjesëtimor njerëzish me ngjyrë, të cilët në disa raste ishin të lidhur gjatë dëbimit.

Artikulli vijon më tej se emigrantët ukrainas tani janë të mirëpritur, gjë që ekspozon standardet e dyfishta raciste dhe ksenofobe të qeverisë amerikane, si edhe oportunizmin politik të saj që nga fillimi i luftës ruso-ukrainase. Para luftës, shumë ukrainas e kishin të vështirë për të marrë viza amerikane, ndërsa tani Uashingtoni po e përdor popullin ukrainas si një peng politik kundër Rusisë.