Sipas njoftimeve të së mërkurës të gazetës britanike "The Guardian", deri më 24 mars të këtij viti policia amerikane ka bërë gjithsej 249 vrasje sivjet, ose mesatarisht afro tre të vrarë në ditë. Sipas një eksperti, afro dy vjet pas vrasjes së George Floyd-it, forcat amerikane të zbatimit të ligjit nuk kanë arritur përparim të dukshëm në parandalimin e vrasjes së qytetarëve dhe premtimi për reformën e sistemit i bërë në vitin 2020 nuk është realizuar.

Siç njoftohet, që prej vitit 2013, policia amerikane ka vrarë afro 1100 veta çdo vit për shkak të zbatimit të dhunshëm të ligjit. Viti i kaluar ishte më vdekjeprurësi, me gjithsej 1136 të vrarë nga policia.

"Gjendja tronditëse e vrasjeve tregon se qeveria amerikane nuk ka marrë asnjë masë thelbësore për të ndryshuar prirjen e zbatimit të ligjit me dhunë nga policia amerikane," tha analisti politik Samuel Sinyangwe. (Xu Guang)