Pas fillimit të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, ShBA-ja dhe vendet e tjera perëndimore i hoqën disa banka ruse nga sistemi SWIFT. ShBA-ja e shfrytëzon mbizotërimin e dollarit si mjet sanksionesh financiare për të goditur vendet e tjera, duke përfshirë edhe aleatët e vet evropianë. Bankat "BNP Paribas" dhe "Societe Generale" kanë marrë që të dyja gjoba të rënda nga ShBA-ja. Kompanitë evropiane që morën pjesë në projektin e gazsjellësit "Nord Stream 2", pësuan edhe ato humbje të mëdha ekonomike.

Për këtë arsye, shumë vende po planifikojnë të pakësojnë përdorimin e dollarit, për të ulur varësinë prej tij. Zv.drejtorja Menaxhuese e Parë e Fondit Monetar Ndërkombëtar Gita Gopinath vuri në dukje ditët e fundit se sanksionet financiare të ShBA-së dhe vendeve aleate të saj mund ta dobësojnë statusin drejtues të dollarit dhe të sjellin diversifikimin e mëtejshëm të sistemit monetar ndërkombëtar. (Xu Guang)