VCG

VCG

Donacionet e Kinës përmes Programit Botëror të Ushqimit (WFP) kanë arritur te mijëra njerëz në Ugandën verilindore të goditur nga thatësira, duke përfshirë shumë institucione arsimore, njoftoi agjencia e Kombeve të Bashkuara, citon “Xinhua”.

Abdirahman Meygag, përfaqësuesi i vendit i WFP, tha se donacionet nga Kina vitin e kaluar arritën te mbi 130.000 fëmijë përmes programit të ushqimit në shkollë dhe te 70.000 njerëz përmes ndihmës ushqimore që synon përmirësimin e sigurisë ushqimore të familjeve në nevojë.

Zhang Lizhong, ambasadori kinez në Ugandë, shpjegoi se donacionet kanë qenë thelbësore, veçanërisht për të mbajtur fëmijët në shkollë, dhe se Kina po diskuton me zyrtarët e Ugandës për të shqyrtuar se si ta ndihmojë vendin afrikan në përdorimin e bujqësisë për të luftuar varfërinë.

Agjencia humanitare bëri të ditur se situata ushqimore në rajon, e njohur ndryshe si Karamoja, është e rëndë, ku mbi 50% e popullsisë ka gjasa të jetë në pasiguri ushqimore këtë vit. Situata është e destinuar të përkeqësohet për shkak të vjedhjes së vazhdueshme të bagëtive, e cila nuk i lejon fermerët të punojnë. (Irma)