ministri turk cavusoglu, anadoluagency

ministri turk cavusoglu, anadoluagency

Turqia mund të presë sërish ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë për bisedimet e paqes brenda dy javësh, deklaroi kryediplomati turk Mevlut Cavusoglu, citon “Xinhua”.

"Ne po punojmë për të sjellë sërish në një tryezë bisedimesh ministrat e Jashtëm", -tha Çavusoglu gjatë një interviste televizive, duke theksuar se Turqia synon të bashkojë liderët e Rusisë dhe Ukrainës.

Çavusoglu theksoi se ishte në kontakt me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe homologun e tij rus Sergej Lavrov për takimin.

"Të dyja palët thanë se donin të vinin kur të ishin gati. Nuk është e mundur të jepet një datë e saktë. Ata thanë se mund të ketë një takim pas një ose dy javësh", -tha Çavusoglu.

Pak ditë më parë, në Stamboll të Turqisë u zhvillua një takim ballë për ballë i ekipeve negociuese ruse dhe ukrainase, gjatë të cilit Ukraina paraqiti propozime me shkrim. Ministri turk përsëriti se palët kanë arritur përparim në disa tema të bisedimeve. (Irma)