treni finland rusi, txtreport

treni finland rusi, txtreport

Operatori kombëtar i hekurudhave të Finlandës, “VR Group”, njoftoi se do të rinisë shërbimet e transportimit të mallrave midis Helsinkit dhe Shën Petersburgut të Rusisë, por shërbimet e pasagjerëve do të mbesin të pezulluara.

Ky operator kishte pezulluar shërbimet pasi Mbretëria e Bashkuar kishte vendosur sanksione ndaj hekurudhës së Rusisë. Megjithatë, sipas deklaratës së “VR Group”, sanksionet nuk prekin kontratat që ky grup ka me Rusinë, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.

Shërbimet e pasagjerëve midis dy shteteve, që u pezulluan të hënën, do të vazhdojnë të mbeten të tilla, thuhet në deklaratë. (Irma)