zinxhiri i solidaritetit, foto fb zyrtar ministria e shendetesise

zinxhiri i solidaritetit, foto fb zyrtar ministria e shendetesise

Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u lançua “Zinxhiri i Solidaritetit”, një platformë komunikimi që bën bashkë institucionet shtetërore dhe organizatat e shoqërisë civile, për t’u ardhur në ndihmë në kohë reale familjeve dhe individëve në nevojë në të gjithë vendin.

Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi nisma e përbashkët është ndërtuar për të krijuar një platformë interaktive të bashkërendimit në territor, që do të adresojë nevojat sociale, nëpërmjet programeve të riintegrimit dhe fuqizimit ekonomik të individëve dhe familjeve në nevojë.

Manastirliu tha se kjo nismë do të ofrojë një qasje të re, e cila aktivizon në kohë reale organizatat dhe strukturat në terren në ndihmë të komuniteteve, familjeve apo individëve në nevojë.

“Do të ndërtojmë një platformë komunikimi interaktive, pikërisht për të realizuar qëllimet tona të përbashkëta, nëpërmjet partneritetit dhe bashkëpunimit me ju. Jemi këtu për të ngritur në një nivel më të lartë bashkëpunimi mes nesh dhe jemi këtu për të çuar në një nivel të ri të gjithë programin e mbrojtjes sociale dhe përfshirjes sociale për të cilën përgjegjësia është e para e MSHMS, por ne duam që ta bëjmë së bashku, me gjithëpërfshirje”, -tha Manastirliu. (Irma)