johnson, gjoba, ansa

johnson, gjoba, ansa

Kryeministri britanik Boris Johnson mbetet në postin e tij dhe refuzon kërkesën për dorëheqje për skandalin “Partygate”, të kërkuar nga lideri i opozitës laburiste, Keir Starmer.

Policia e Londrës dha 20 gjoba kryesore për shkeljen e kufizimeve anti-Covid, për zyrtarë të qeverisë, duke organizuar festa në “Downing Street” gjatë periudhës 2020-’21, kur ishin të ndaluara, bëjnë të ditur mediet britanike.

“Hetuesit duhet të vazhdojnë punën e tyre, por ne ndërkohë vazhdojmë punën tonë”, theksoi Johnson, i cili s’është në mesin e personave të sanksionuar.

Pretendohet se tubime të shumta sociale janë mbajtur në “Downing Street”, duke thyer rregullat e vetë qeverisë të krijuara për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Policia vazhdoi hetimin ndaj dhjetëra politikanëve dhe zyrtarëve mbi pretendimet se qeveria ka shpërfillur kufizimet e saj pandemike. Oficerët dërguan pyetësorë për më shumë se 100 persona, përfshirë kryeministrin, dhe intervistuan dëshmitarët si pjesë e hetimit. Duke konfirmuar se kishte autorizuar 20 gjoba, Policia bëri të ditur se oficerët po punonin me "një sasi të konsiderueshme materiali hetimor" dhe më shumë njerëz mund të përballen me dënime më vonë. (Irma)