Një ekspozitë me 40 vepra arti me temën e Vitit të Tigrit 2022, e përzgjedhur nga Konkursi Global i Dizajnit të Zodiakut, u inaugurua në Qendrën Kulturore të Kinës në Bruksel, raporton “Xinhua”.

Veprat paraqesin tema nga Viti i Tigrit dhe zakonet e Festivalit të Pranverës, si dhe vepra të tjera krijuese, të tilla si përshkrime të Pallatit të Vjetër Veror të Pekinit, i njohur gjithashtu si Parku Yuanmingyuan.

Në mesin e tridhjetë të ftuarve të pranishëm në ceremoninë e hapjes, ishte Bernard Dewit, president i Dhomës së Tregtisë Belgo-Kineze.

“Ekspozita mbi Zodiakun është shumë interesante. Ajo përfshin vepra të artistëve me përvojë dhe të rinj, të cilët ndërthurin kulturën tradicionale me teknika moderne. Shpresoj që qendra kulturore të organizojë më shumë evente të këtij lloji”, -tha Dewit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në qershor. (Irma)